Pasi u raportua për mos-prezencën e saj në mbledhjen e e partisë, deputetja e Alternativës publikon foto nga vizita jashtë shtetit

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki pas raportimeve të TV21 për mos-prezencën e saj në mbledhjen e Aleancës ka publikuar fotografi nga vizita e saj jashtë shtetit. Ajo njofton se ka qenë në Kuvendin e Shqipërisë, në sesionin e 33-të Asamblesë Rajonale të Evropës.Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Alternativës po shqyrtohet dhe do të vendoset ndaj ofertës së kryeministrit Zoran Zaev, që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë aktuale.Në mbledhje përveç Sadikit, nuk është prezent edhe deputeti Skender Rexhepin – Zejdi.

Share: