rojekt edukativ për energjinë elektrike përmes programit “EVN Vullnetarizon”

Në kuadër të programit “EVN Vullnetarizon”, punonjësit e EVN Maqedoni realizuan projekt vullnetar për edukimin e të rinjve për historinë e zhvillimit të energjisë elektrike. Projekti është realizuar në ambientet e qendrës ekspozuese të EVN – “Matka”, ndërsa grupi prej rreth njëzet të rinjsh janë të mbrojturit e Qendrës Ditore për Fëmijë pranë Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Qendra ekspozuese për energjinë elektrike “Matka” ofron edukim më të gjërë dhe përmes ekspozitave interaktive tregon historinë e energjisë elektrike në vend, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur me elektrifikimin. Në të njëjtën kohë, përmes qasjes inovative multimediale, ekspozitat ofrojnë mundësi unike për edukim dhe ndërveprim.EVN Maqedoni me këtë aksion vullnetar iu bashkua iniciativës së shoqatës “Social Friday” e cila synon që pasditet e së premtes t’i shndërrojë në praktika të përgjegjësisë shoqërore, me atë që punonjësit të cilët punojnë nëpër zyra të dalin në terren dhe të kryejnë aksione vullnetare për të mirën e komuniteteve lokale.“EVN Vullnetarizon” është projekt i EVN Maqedoni i cili zyrtarisht filloi në korrik të vitit 2017, si pjesë e strategjisë afatgjate për përgjegjësi shoqërore të kompanisë. Gjithsej 52 aksione u realizuan në grupe të mëdha në të gjithë vendin, ku morën pjesë mbi 500 punonjës. Një nga qëllimet kryesore të këtij projekti i cili është ende në vijim, është ndërgjegjësimi i individëve dhe kompanive se të gjithë ne kemi kualifikime dhe aftësi të veçanta që mund t’i përdorim për të bërë vepra të mira në komunitetet ku jetojmë.

Share: