Shefja e Dializës në QKUK lë punën: Nuk më respektuan pozitën

Shefja e repartit të Dializës në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, Dr. Hajrije Korça ka dhënë dorëheqje nga puna e saj.

Korça ka deklaruar se e ka ndërprerë marrëdhënien e punës me QKUK-në si shenjë pakënaqësie, pasi nuk u respektua në pozitën e saj prej shefe dhe nuk pati përkrahje nga niveli mbikëqyrës.

“Me anë të këtij shkrimi dua të ju njoftoj se me datë 19.11.2021 kam ndërprerë në mënyrë të njëanshme si shenjë e paknaqësisë marrëdhënien e punës shumëvjeqare në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK kështu duke e lajmëruar Drejtorin e SHSKUK si dhe Drejtoreshën e Nefrologjisë”, ka deklaruar nefrologia.

“Disa nga arsyet kryesore për të cilat e kam ndërprerë marrëdhënien e punës në këtë Institucion janë mosrespektimi i pozitës sime si U.d shefe e Dializës nga stafi, dëftimeve verbale të njëpasnjëshme që nuk gëzoj poziten e shefes së dializës pa ofruar dokumente zyrtare që të më largojnë nga kjo pozitë, sjellja joadekuate nga disa individë që është e patolerueshme dhe e pa pranueshme në Institucionet Shtetërore e aq më pak ato Shëndetësore si dhe neglizhenca e personave mbikqyrës që të ofrojnë ndihmë apo mbështjetje në përmirësimin e situatave të tilla”, ka shkruar Korça në njoftimin e saj.

Image

WWW.EXPRESS.MK

Share: