Sulmi në Gllogjan, Gashi: Ngushëllime familjarëve, me shpresë që kurrë më të mos na përsëriten ngjarje si kjo

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllime deri tek familjarët e tre viktimave nga sulmi me armë zjarri drejt një autobusi në Gllogjan të Kosovës. Gashi përmes një shkrimi në Facbook thotë ky sulm vjen në kohën kur ende s’janë tharë lotët nga aksidentit i autobusit në Bullgari.“Sulmi dhe vrasja e shkaktuar në autobusin që shkonte për Gllogjan na vjen në kohën kur ende nuk na janë tharë lotët dhimbjes së aksidentit të autobusit në Sofje. U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe lutem për shpirtin e tyre, me shpresë që kurrë më të mos na përsëriten ngjarje si kjo. Me lutje e dhimbje!”, ka shkruar Gashi.

Share: