Aksidenti në Bullgari, Joveski: Të gjithë të përfshirët do të përgjigjen në përputhje me ligjin

Të gjithë të përfshirët në lëshimet sa I përket kalimit të autobusit Besa Trans do të japin përgjegjësi, tha kryeprokurori Ljubomir Jovevski.“Ju siguroj se për cilindo person që bëhet fjalë, në qoftë se në veprimin e tij ka elemente të veprës penale, prokuroria do të ngrit aktakuzë dhe të gjithë do të përgjigjen në përputhje me ligjin.”, tha Lubomir Joveski, kryeprokuror i RMV-së.Prokuroria bullgare ende po heton shkaqet që çuan deri në aksidentin që përfundoi me fatalitet për 45 persona. Për zbardhjen e plotë të rastit, prokuroria e vendit dorëzoi profilet e ADN-së dhe të gjitha materialet për hetimin e tragjedisë së aksidentit me autobusin në Bullgari te zëvedës prokurori publik i qarkut të Prokurorisë publike të Pernik-ut, dhe hetuesit të Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgarisë.

Share: