Holandë: Dhjetëra pasagjerë nga Afrika e Jugut dalin pozitivë me COVID-19

Zyrtarët shëndetësorë në Holandë thanë më 27 nëntor se 61 persona, që arritën në Amsterdam përmes dy fluturimeve nga Afrika e Jugut, kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Mostrat e marra nga pasagjerët po testohen për të parë nëse ata janë të infektuar me variantin e ri Omicron, që u identifikua më herët gjatë javës në Afrikën e Jugut. Ky variant është përshkruar nga zyrtarët shëndetësorë botërorë si variant “shqetësues”.

Pasagjerët nga Afrika e Jugut erdhën një ditë më parë, para se Holanda të ndalonte fluturimet nga shtetet në jug të Afrikës.

Po ashtu, më 27 nëntor, një ministër i shtetit gjerman, Hesse postoi në Twitter se “disa mutacione të variantit Omicron janë gjetur në udhëtarët që janë kthyer në Gjermani nga Afrika e Jugut”. Ai tha se po bëhen teste të mëtejme lidhur me këto raste.

Ndërkaq, zyrtarët shëndetësorë në Bashkimin Evropian kanë thënë se varianti i ri përbën “rrezik të lartë” për kontinentin evropian.

Rreth 531 pasagjerë që kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut në Holandë kanë dalë negativë, thanë autoritetet.

Share: