Nuk ka pse të bëhet Referendum për Bashkim Kombëtar, ai është kryer me 28 nëntor 1912

Nuk ka pse të  bëhet referendum, pasi shqiptarët nuk janë ndarë vetë,por padrejtësish i kanë ndarë e coptuar të tjerët. Referendumin shqiptarët për shtetin e Bashkuar Kombëtar e kanë bërë me 28 Nëntor1912 kur shqiptarët e shpallën Shtetin e Pavarur Gjithkombëtar Shqiptar. 

Nëse politika dhe shtetarët e pushtetarët shqiptarë e duan riBashkimin Kombëtar së pari ata duhet të punojnë për interesat kombëtare, për ndërtimin e shtetit ligjor, për drejtësinë ,për luftën kundër krimit,korrupsionit dhe hajdutërisë shtetërore; duhet të punojnë për integrimin brënda kombëtar dhe për atë europian. Nuk  besohet se politika e korrupsionit , e hajdutërisë dhe e krimit; nuk i besohet asaj politike injorante ,egoiste dhe e intersuar vetëm për interesa personale,vetëm për vjedhje e pasurim të vetes së saj, pra nuk  besohet se kjo politikë e dëshiron sinqerisht Bashkimin Kombëtar.

Nuk ka shqiptar me shpirt shqiptari që të jetë kundër Bashkimit Kombëtar dhe as   që të jetë kundër historisë, kundër luftrave, gjakut  e sakrificave shekullore të shqiptarëve. 

Shqiptarët janë një komb  që kanë një gjuhë, një traditë, një histori dhe shpirt, gjak e zemër shqiptari. Pavarësia e Shqipërisë u shpall me  28 nëntor 1912, kjo pavarësi është për të gjitha trojet shqiptare, si një shtet për të gjithë shqiptarët. 

Kosova për 100 vite luftoi e sakrifikoi për t’u bashkuar me Shqipërinë. RiBashkimi Kombëtar de fakto  është bërë me 12 Qershor 1999, si rezultat i fitores së Luftës së UÇK së  dhe të SHBA e të NATO-s që rrëzuan murin ndarës shqiptarto-shqiptar ashtu si edhe gjermnët ë e rrëzuan murine Berlinit. Pra nuk është e nevojshme mbajtja e një Referendumi për Bashkim Kombëtar ashtu sikurse edhe nuk bënë Referendum as dy Gjermanitë e ndara nga të tjerët. Për Bashkim Kombëtar të deklarohen dy parlmentet e dy shteteve kombëtare shqiptare,të Shqipëisë e të Kosovës.

Si,  do pyetet kombi dhe shqiptarët se a jeni dakord për t’u bashkuar?!

Nuk është e nevojshme që të mbahet Referendum për Bashkim Kombëtar pasi shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës janë një komb që si të tillë këtë  njeh e gjithë Bota. 

SHBA dhe NATO ndërhynë kundër Jugosllavisë për ta cliruar Kosovën shqiptare dhe jo Kosovën kosovare, sepse ish ngrehina sllavo-serbe kishte 100 vite që ushtronin terror, krim , pastrim etnik e gjenocid mbi popullsinë  98% shqiptare të saj. 

Këtyre  që deklarohen për Referendum për Bashkim Kombëtar po u them se Lidhja Shqiptare e Prizrenit  ishte për shtet kombëtar gjithshqiptar, dhe po ashtu edhe Kryengritja e  Përgjithshshme Shqiptare e Vitit 1912 që coi në Pavarësinë e Shqipërisë ishte Kryengritje për shtetin kombëtar gjithshqiptar. Po ashtu edhe Lufta heroike e UÇK-së ishtë luftë gjithëkombëtare shqiptare për lirinë e Kosovës shqiptare dhe për Bashkimin e saj me Shqipërinë. Po kështu edhe SHBA e NATO ndërhynë për lirinë e clirimin e Kosovës shqiptare. 

Pra 12 Qershori i vitit 1999 de fakto është  vendimtare që  ka mundësuar tashmë edhe shpalljen e Bashkimit Kombëtar se si proces ky Bashkim tashmë është bërë por që politika  shqiptare e të dy kufijve nuk është interesuar dhe nuk ka treguar përgjegjshmërinë e përkushtimin e duhur për deklarimi dhe realizimin  e këtij Bashkimi.

Ata të cilët mundohet që të propagandojnë për një komb kosovar janë shërbëtorët më të mëdhenj të politikës antishqiptare serbo-sllave. 

Si kanë kurajon e guximin antikombëtar që të deklarohesh për një ndarje mes shqiptarësh , si dy kombe të ndryshëm?! 

Po a nuk ishin shqiptarët e Kosovës vendimtarë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe a nuk ishin shqiptarët e Kosovës që luftuan e sakrifikuan aq shumë për liritë e të drejtat kombëtare shqiptare, për gjuhën, shkollën , për flamurin kombëtar dhe për Bashkimin kombëtar. 

Kush janë këta mercenarë antishqiptarë që duan të fabrikojnë një komb kosovar? 

Më vjen mirë që edhe Kryeministri i Shqipërisë tani shprehet pro Bashkimit Kombëtar, dhe uroj që kjo mos të jetë një simbolikë apo retorikë patriotike momentale e tij.

Mos të thotë se nuk e di se kur të bëhet Bashkimi por së pari ta heqë traun antiKosovë të “Rrugës së Kombit” dhe duhet ta tërheqë deklaratën antishqiptare të tij të mëparshme se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar para minishengenit të Ballkanit.

Sot politikanët shqiptarë dhe shtetarët e të dy shteteve shqiptare si Rama, Meta ,Kurti ,Osmani e të tjerë që do vijnë pas tyre e kanë të lehtë që ta shpallin Bashkimin Kombëtar sepse meritat e sakrificat për Bashkim Kombëtar i kanë bërë herojt dhe brezat e tjerë.  

WWW.EXPRESS.MK

Share: