PSG synon transferimin e Vinicius Jr

Gjiganti francez duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në transferimin e futbollistëve.

Përkundër faktit se tashmë kanë një ekip të mbushur me yje të futbollit, PSG është duke synuan që të përforcohet akoma.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti francez është duke synuar transferimin e futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior.

Vinicius është duke shkëlqyer këtë edicion te “Los Blancos” dhe ka rënë në radarin e ‘Parisienëve’ pas paraqitjeve të mira.

Thuhet se klubi francez është gati ti ofrojë futbollistit një kontratë gjashtë-vjeçare me pagë 17 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi brazilian do të mbetet në “Santiago Bernabeu”, apo do të joshet nga mundësi e transferimin në “Parc des Princes”

WWW.EXPRESS.MK

Share: