Reshje të dendura shiu në vend, ARRSH apel shoferëve, këto janë akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar foto nga zonat që kanë pësuar dëme nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të fundit.

ARRSH njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh. Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit duke zbatuar sinjalistikën dhe reduktuar shpejtësinë.

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë  Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në postim

Share: