VMRO-DPMNE: Zaevi largohet -Zaevizmi mbetet

Nga VMRO-DPMNE- thonë se për kryetarin e ri nuk do të vondosin antarët e LSDM-së por vendos Zaevi.“Zaevit i duhet një njeri përmes të cilit të ashtuquajturit Zaevizëm dhe do të mbrojë bizneset e familjes Zaevi. LSDM nuk zgjedh, Zaev zgjedh. Ai tashmë ka zgjedhur një kandidat që anëtarët e asaj partie vetëm duhet ta votojnë. Paraprakisht dihet se kush do të jetë pasardhësi i Zaevit. Ai ka nevojë për një njeri që do të vazhdojë të mbrojë Dragi Rashkovskin dhe Dan Donçevin. Zaev do të emërojë një njeri në krye të LSDM-së që do të heshtë për komisionet e pazgjidhura të Filipçes. Zaev do të vazhdojë të kontrollojë LSDM-në dhe për këtë ata do të zgjedhin kandidatët për vetëm pak ditë.”, tha Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE.Nuk mjafton që Zaev të mos jetë kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, duhen zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri e re që gjërat të fillojnë të ndryshojnë rrënjësisht, thonë nga VMRO.

Share: