Zjarr te Covid 3, nuk ka të lënduar/ Hetohen shkaqet, dyshohet për një mjet ngrohës

Ambiente pranë spitalit COVID 3 janë përfshirë nga një zjarr i papritur paraditen e kësaj të shtune.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve të rënë në një nga strukturat mbështetëse të këtij spitali.

Ministrja e Shendetësisë, e cila mbërriti në QSUT pasi zjarri ishte shuar, siguroi se incidenti nuk ka rrezikuar as jetën e pacienteve dhe as te stafit mjekësor.

Manastirliu: Ne spitalin Covid marrin shërbim 70 paciente. Dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. Nuk është e lidhur me 3 pavijonet.

Policia po heton në disa pista ku nuk përjashtohet as zjarrvënia e qëllimshme.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plote te shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel

Share: