E pabesueshme: Emigranti fshihet në pjesën e poshtme të aeroplanit, arrin i gjallë në SHBA

Një person i mbijetoi një fluturimi 2.5 orësh nga Guatemala në Miami, i fshehur në pjesën ku ndodhen pajisjet e avionit të American Airlines.

Personi më pas iu dorëzua zyrtarëve të emigracionit amerikan dhe u dërgua në një spital për vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Në video personi dukej i trullosur, por i padëmtuar, teksa ekuipazhi e pyeti nëse donte pak ujë.

Shumë qytetarë të Guatemalas tentojnë të migrojnë në Amerikën Qendrore, të cilët ikin nga bandat e dhunshme dhe varfëria e rëndë.

129 njerëz janë përpjekur të strehohen në pjesën e rrotave ose zona të tjera të avionëve komercialë në mbarë botën që nga viti 1947. Nga ata, 100 kanë vdekur nga lëndimet ose ekspozimi, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Në një incident të tillë në prill 2014, një djalë 16-vjeçar, i cili u largua nga shtëpia, mbijetoi pesë orë në pjesën e rrotës së një avioni ndërsa fluturonte nga Kalifornia në Hawaii.

Videon e plotë mund ta shihni këtu

Share: