Fluksi i emigrantëve/ Greqia inaguron dy kampe

Greqia ka inaguruar edhe dy qendra të tjera të pritjes të emigrantëve në ishujt Kos dhe Leros afër Turqisë, ne kuadrin e nje politike me te rrepte qe ajo po zbaton per perballimin e fluskeve migratore.

Qeveria konservatore e kryeministrit Mitsotakis kishte deklaruar prej vitit 2019 kur erdhi ne fuqi se do të mbyllte pesë kampet e ngritura në ishujt grekë gjatë kulmit të krizës së migracionit në Evropë, kur qindra mijëra njerëz, kryesisht refugjatë sirianë, mbërritën nga brigjet turke.

Notis Mitarakis, Ministër i Emigracionit dhe Azilit: Në dy strukturat që u inauguruan në Leros dhe Kos, nga 6500 azilkërkues që kishim një vit më parë, sot do të kemi më pak se 600. Që do të thotë një lehtësim te gjendjes ne shkallen 90%.

Tashme kampet e tmerrshme te cilesuara edhe “ferri I Europes” jane zevendesuar me të ashtuquajturat “Strukturat e Mbyllura të Kontrolluara” të financuara nga Bashkimi Evropian, ne fillim ne ishullin Samos dhe tashme ne Leros dhe Kos, te rrethuara me gardhe me tela me gjemba, sisteme mbikëqyrjeje dhe skanim të identitetit dhe gjurmëve të gishtërinjve tek portat e hyrjes.
Sipas autoriteteve greke keto qendra do të përmirësojnë kushtet e jetesës për azilkërkuesit dhe do të lehtësojnë barrën e krizës së migracionit mbi komunitetet lokale, por nga ana e tyre grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Greqisë të rishqyrtojë kete politike te cilen kritikojne, ndersa edhe organizata Mjekët pa kufij (MSF) I ka cilesuar keto qendra “si burgje”.

Margaritis Schinas, zv/president i Komisionit Europian: Sot po kthejmë një faqe në menaxhimin e emigracionit në Greqi dhe në Evropë. Po lëmë pas gjithçka që na lëndon. Po lëmë pas pamjet e djeshme dhe krijojmë në bashkëpunim me autoritetet greke qendra të reja europiane dhe cilësore pritjeje dhe identifikimi.

Muaj me pare Komisionerja e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatovic, kishte paralajmeruar qeverine greke se natyra e mbyllur e kampeve ,ndoshta do te çonte në privim afatgjatë të lirisë. Sipas ministrit grek te Emigracionet tani ne ishujt greke te Egjeut ndodhen rreth 4500 emigrante ,nga mbi 30000 dy vjet me pare, ndersa flukset migratore janë zvogeluar gati me 90% dhe nga 121 qendra pritjeje per emigrantet ,kane mbetur vetëm 35.

Share: