KEK-u kampion vjeshtor në Ligën e Parë

KEK-u i Obiliqit është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (vajzat). KEK-u ka fituar gjashtë ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë.

KEK-u ka fituar garën me Dukagjinin e Klinës, që përfundoi në pozitën e dytë me 10 pikë.

Skuadra prizrenase, CLICK, po ashtu është shquar me rezultate të mira. Ka përfunduar e treta me 8 pikë. Gjatë stinorit vjeshtor ka pasur ndeshje të mira, ndërsa kanë dalë në pah lojtare me të ardhme.

Në kuadër të xhiros së fundit, KEK-u e mposhti Dukagjinin me rezultat 33:20, ndërsa CLICK fitoi ndaj Deçanit me rezultatin 22:18.

WWW.EXPRESS.MK

Share: