Në Gjilan inaugurohet edhe objekti i ri i Shkollës së Arteve

 Kryetari në detryrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot inaugurimin edhe të objektit të ri të Shkollës së Arteve.

“Ky objekt do të jetë i gatshëm për disa ditë, por qëllimi i viztës është që të bartet aseti tek drejtori i shkollës, tek prindërit dhe nxënësit.

Ky objekt është më i miri në regjion, i cili përpos edukimit, ka edhe salla të vogla e të mëdha dhe programe sipas nevojave të nxënësve e mësëmdhënësve. Arsyeja e dytë është përshëndetëse me ju, meqë pas disa ditësh do ta dorëzojë detyrën e kryetarit të Komunës. Ju falënderoj shumë për bashkëpunimin e madh”, ka thënë Haziri.

Drejtori i shkollës së muzikës, Kushtrim Jakupi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin që të jetësohet shkolla e arteve, si një objekt super modern.

WWW.EXPRESS.MK

Share: