Shkupi fiton thellë derbin shqiptar 

Skuadra shqiptare Shkupi ka shënuar fitore të thellë në derbin shqiptar, me rezultat 4:0 ndaj Struga Trim & Lum.

Golat u shënuan nga Sandej Adentuçi (53’ e 70’), Faustin (59’) e Markovski (61’). 

Shkupi tregoi fuqinë e liderit në kampionat, duke fituar me lehtësi.

Pas javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi kryeson me 36 pikë e Struga është e gjashta me 22.

WWW.EXPRESS.MK

Share: