Stuhi e reshje të shumta shiu në Lezhë, 15 fshatra mbeten në errësirë

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme disa qytete të Shqipërisë.

Moti i keq me stuhi e reshje shiu ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike ne fshatrat e Lezhës. Burime për Ora News, bëjnë me dije se prej disa orësh 15 fshatra të njësive administrative Dajc dhe Blinisht ndodhen ne errësirë dhe ende nuk dihet se kur mund te rikthehet energjia në këto zona.

Shkak i kësaj situate janë bërë defektet e shkaktuara nga moti i keq në rrjetin elektrik.

Po ashtu moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Vlorës, ku gjatë ditës ka pasur shira të dendur dhe rrebeshe.

Share: