VMRO-DPMNE pyet: A janë transportuar në autobusin lëngje shumë të ndezshme – acide, të cilat shfrytëzohen për prodhimin e heroinës?

VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme nëpërmjet një komunikate ka pyetur se a janë transportuar në autobusin e aksidentuar në Bullgari lëngje shumë të ndezshme – acide, të cilat shfrytëzohen për prodhimin e heroinës.“A është biznesi me heroin të cilën e mbron qeveria është arsyeja e aksidentit në të cilën humbën jetën 45 udhëtarë në Bullgari? Askush në shtet nuk përgjigjet në dyshimet se në autobusin i cili është djegur në Bullgari e kanë humbur jetën 45 bashkëqytetarë tanë ka transportuar lëngje shumë të ndezshme – acide, të cilat shfrytëzohen për prodhimin e heroinës. A janë këto acide arsyeja,sipas dëshmitarëve të ngjarjes fuqishëm është djegur autobusi por edhe mburojat në rrugë. Pse autobusi 140 herë ka kaluar kufirin pa leje? Kush ka lejuar 140 herë t’i kalojnë gjitha kontrollet. Përse disa ditë pas aksidentit nuk ka përgjegjësi, e as përgjigje nga Qeveria e as institucionet e vendit? Kush është në majën e Qeverisë që e mbron Besa Transit? Dorëheqje menjëherë?” thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Share: