​Berisha: Basha mashtroi publikisht, mbushi sallën me punonjës të godinës

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” që ka zhvilluar me shqiptarë në Florida të SHBA-ve ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD.

Berisha tha se Basha mashtroi publikisht dhe e mbushi sallën me punonjës të godinës së PD, pasi nuk u paraqit as 1/3 e anëtarëve.

“Grenell ka dhënë intervista në të cilat ai thotë se për kohën që unë kam qenë drejtor në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane nuk kam parë asnjë fakt dhe dokument për korrupsionin e Sali Berishës dhe e ka quajtur këtë një përdorim të mirëfilltë të ligjit të Kongresit për llogari të George Soros.

E vërteta është se ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk respekton asnjë normë, ligj, parim, përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhrave që merr. Mjafton tu them sot, ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet asnjë 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht. Por pavarësisht nga të gjitha katro ju garantoj ju se ky revolucion për rivendosjen e vlerave nuk ka të ndalur. Ky revolucion siç çmontoi në 91 diktaturën do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”, tha Berisha.

Share: