​QKUK: Për herë të parë realizohet procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion

Dje dhe sot në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloi për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion.

Siç thuhet në komunikatën e SHSKUK-së, kjo procedurë e rëndësishme intervente me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit tonë të specializuar hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.

Janë punuar gjithsejtë pesë raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve tri raste me AVNRT tipike dhe dy raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (WPW).

Rastet janë punuar nga specialistët e fushës Edmond Haliti dhe Xhevdet Krasniqi, nën mbikëqyrje (proktorship) nga eksperti i jashtëm Vassil Traykov nga Bullgaria, si dhe me përkrahjen e menaxhmentit dhe angazhimin maksimal të stafit infermieror të shërbimit përkatës.

Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime. 

WWW.EXPRESS.MK

Share: