Betis po përjeton një moment të artë

Betis Sevilla po përjeton një moment të artë në La Liga. Skuadra andaluze triumfoi me rezultatin e thellë 4:0 ndaj Real Sociedadit, që konsiderohet një rival i drejtpërdrejt për zonën Champions.

Të pranishmit në “Benito Villamarín” u dëfryen nga skuadra e drejtuar nga Mauricio Pellegrini, që u shfaq e papërmbajtshme, e shtyrë edhe nga entuziazmi i tifozëve të shumtë në stadium.

E hapi serinë e golave Alex Moreno në minutën e 14-të, i shërbyer nga Willian Jose, me pjesën e parë që nuk pati ndryshim tjetër rezultati, transmeton SS. 

Në të 57-tën Juanmi realizoi të dytin për vendësit, pas bashkëpunimit që pati me Morenon, ndërsa goli i sigurisë mban firmën e Fekir, më të 67-tën. Llogaritë me ekipin bask i mbyll Alex Moreno, me golin e dytë personal dhe atë të rezultatit përfundimtar 4-0.

Katër fitore radhazi në LaLiga për Betisin, që shkon në kuotën e 33 pikëve, ndërsa për Sociedadin ishte humbja e tretë rresht, që e largon nga zona Champions.

WWW.EXPRESS.MK

Share: