Gashi tregon si humbi Ballkani

Ballkani pësoi disfatën e parë në shtëpi nga Gjilani, në kuadër të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 18-të.

Skuadra e Isufit u mposhtën me rezultat 0-1, nga skuadra e Munishit, kështu duke mos arritur të fitojë epitetin e kampionit vjeshtor në Superligë.

Pas ndeshjes, ndihmëstrajneri i Ballkanit, Edon Gashi tha se futbollistët suharekas dhanë maksimumin në këtë ndeshje, por që nuk ia dolën.

“Në pjesën e parë luajtëm më mirë. Në të dytën provuam të ndryshojmë, duke kërkuar në disa raste sulmuesit në thellësi me topa të gjatë.

Faza ofanzive u mundua, por nuk ia doli. Ndeshjen e vendosi një gol i Prognit. Ne u munduam, por nuk ia dolëm, lojtarët dhanë maksimumin. Ndërrimi i Ermalit dhe të gjitha ndërrimet tjera janë bërë nga trajneri i cili ka qenë jashtë fushës. Ermali është dyfishuar në shumë raste dhe kemi tentuar edhe mënyra të tjera”, tha Gashi për Art Sport.

WWW.EXPRESS.MK

Share: