Joe Biden flakadani i demokracisë dhe Edi Rama kampioni i hipokrizisë

Serbia kriminale në Kosovë kreu 400 masakra nga më mizoret, të cilat Esat Shala me shokët e tij i kanë incizuar në 2000 mijë kaseta dhe CD.

Serbia kriminale në Kosovë vrau dhe masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia kriminale mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi dhe mijëra të tjerë i dogji në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Serbia kriminale dhunoi në Kosovë në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare.

Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1643 shqiptarë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Serbia kriminale të gjitha këto krime monstruoze i kreu në Kosovë gjatë agresionin gjenocidal të viteve 1998/99.

Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë përkundër të gjitha këtyre fakteve e dëshmive, me paturpësinë më të madhe është vënë në anën e Serbisë kriminale, duke ua vënë thikën në shpinë Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, i ka ngatërruar ngjyrat. Me ngjyrën e zezë i nxin mbarë shqiptarët, ndërsa me ngjyrat e bukura i zbukuron Serbinë kriminale dhe serbët kriminelë.

Më datë 9 e 10 dhjetor 2021 në SHBA u mbajt Samiti i Demokracisë ku morën pjesë 100 liderë nga mbarë bota, zyrtarë të shoqërisë civile dhe të sektorit privat.

Joe Biden- Presidenti i SHBA-ve në këtë Samit të Demokracisë me fjalimin e tij dëshmoi vizionin e tij largpamës për fuqizimin dhe forcimin e demokracisë botërore.

Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë në këtë Samit të Demokracisë, me fjalët e tij “Jemi plotësisht të angazhuar ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, dëshmoi hipokrizinë e tij maksimale që mbështetet në fjalët e mira e bombastike dhe veprimet skandaloze dhe keqbërëse.

Për të folur për luftë kundër korrupsionit dhe për forcimin e demokracisë, fillimisht duhet të jesh vetë i pastër në karakter, moral, zemër, në ndjenja dhe në veprime, gjë që asgjë prej këtyre virtyteve njerëzore nu gjen në qenien e Edi Ramës piktorit dhe aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

O Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, për çfarë lufte kundër korrupsionit fole në këtë Samit të Demokracisë, kur me vite mediat në Shqipëri të akuzojnë se je kapobanda e krimit në Shqipëri dhe kapobanda e oligarkëve të drogës, dhe se edhe zgjedhjet për tu bërë tri herë radhazi kryeministër i Shqipërisë i ke fituar me blerjes së votave.

O Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, ti për veprimet e tua kriminale ke shpëtuar vetëm sepse me kthetrat e t’ua i ke kapur drejtësinë dhe prokurorinë në Shqipëri.

Me siguri që je shqetësuar shumë edhe me goditjen që Administrata e Joe Biden-it ua dha këtyre ditëve grupeve kriminale serbe të krimit të organizuar dhe të kontrabandës kriminelëve në Veri të Kosovës që vepronin nën komandën e vëllaçkos tënd kriminelit Aleksandër Vuçiq.

O Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, nuk të dëgjuam asnjëherë që ta kritikosh Serbinë kriminale për këto banda serbe mafioze kriminale të krimit të organizuar dhe të kontrabandës në Veri të Kosovës.

Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë në këtë Samit të Demokracisë nuk nguroi të krekoset se në emër të demokracisë po punon me ngulm në realizimin e projektit “Ballkani i Hapur”, që sipas tij don të thotë krijimi i një tregu të lirë dhe të përbashkët ballkanik.

O Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, për çfarë demokracie dhe “Ballkani i Hapur” po flet, kur gjatë tërë udhëheqjes tënde asnjëherë nuk u denjove ta ngresh zërin për të drejtat e popullatës Çame ndaj të cilës Greqia ushtroi eksod, dhe me vrasje e masakra këtë popullsi autoktone shqiptare e detyroi të shpërngulet nga Greqia.

Për çfarë demokracie dhe “Ballkani Hapur” po flet, kur asnjëherë nuk e ngrite zërin që popullata Çame t’i kërkojë pronat e saj dhe t’i vizitojë varret e të parëve të saj në Greqi.

Për çfarë demokracie dhe “Ballkan i Hapur” po flet, kur për shqiptarët e Luginës së Preshëvës asnjëherë nuk e ngrite zërin ndaj Serbisë kriminale e cila çdo ditë po i shkel të drejtat e shqiptarëve autoktonë, dhe kohëve të fundit edhe po i çregjistron si banorë të Luginës së Preshevës.

Për çfarë demokracie dhe “Ballkani i Hapur” po flet, kur asnjëherë nuk të dëgjuam ta kritikosh Serbinë kriminale për krimet e kryera në Kosovë në gjenocidin e fundit të viteve 1998/99.

Asnjëherë nuk të dëgjuam ta kritikosh Serbinë kriminale, e cila me arrogancën më të madhe sadiste njerëzore përkundër mijëra e mijëra fakteve e dëshmive, po i mohon krimet e kryera monstruoze ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë.

Për çfarë demokracie dhe “Ballkan të Hapur” po flet, kur je vënë këmbë e krye në shërbin të Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq, por në dëm të Shqipërisë, të Kosovës dhe të diasporës shqiptare.

Për çfarë demokracie dhe “Ballkani i Hapur” po flet, kur i tradhtove Shqipërinë, Kosovën dhe mbarë shqiptarët me angazhimin tënd që së bashku me Hashim Thaçin. Vlora Çitakun, Aleksandër Vuçiqin, Matheë Palmerin dhe Richard Grenelin, gjatë administratës së Donald Trump-it, u përpoqët ta realizonit copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Për çfarë demokracie dhe “Ballkani i Hapur” po flet, kur të është tharë mendja dhe të janë verbuar sytë, sa që krimineli Aleksandër Vuçiq të konsideron vëllaçko dhe në letrën që të dërgoi me rastin e inagurimit të Qeverisë “Rama3”, të informonte, se i ka këshilluar serbët që të blejnë pasuri e banesa në Shqipëri, që ta themelojnë shoqërinë serbe, që në Shqipëri të hapin kisha serbe dhe të hapin shkolla serbe, duke i krahasuar shqiptarët autoktonë që jetojnë në Serbi, me serbët okupues që dëshirojnë ta okupojnë Shqipërinë nëpërmjet pazareve të t’ua të pista.

O Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, mbushu mend se “Ballkani i Hapur” e bën Serbinë Perandori të Ballkanit, për t’i nënshtruar dhe vënë nën kthetrat e serbisë Shqipërinë, Kosovën dhe tërë diasporën shqiptare, që për nga territori dhe popullsia shqiptare, numerikisht ua kalojnë shumë herë Serbisë kriminale dhe serbëve kriminele.

A nuk po ta kapën rradakja se Serbisë kriminale po t’ia heqësh hungarezët e Vojvodinës, boshnjakët e Sanxhakut që janë puro shqiptarë, po t’ia heqësh shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, mbetet një grusht i vogël i serbëve.

A nuk po ta kapën rradakja se, se po të mashtron krimineli Alkesandër Vuçiq dhe serbët kriminelë po blejnë qindra femra shqiptare në Shqipëri për nga 2 mijë euro, dhe i marrin nuse për dhëndurët në Serbi për ta rritur Serbia kriminale natalitetin e ulët.

O Edi Rama piktori, Kryeministri hipokrit i Shqipërisë, kuptoje një herë e përgjithmonë se me mbështetjen tënde ndaj Serbisë kriminale dhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq, po shkel mbi dinjitetin kombëtar shqiptar të qindra mijëra trimave shqiptarë që dhanë jetën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga gjenocidet e Serbisë kriminale ndër shekuj, po shkel mbi dinjitetin e qindra mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të trojeve shqiptare, që Serbia kriminale i vrau, i masakroi dhe i dëboi për t’i okupuar trojet shqiptare.

O Edi Rama piktori, kryeministri hipokrit i Shqipërisë, mos e mashtro veten se me deklaratat e t’ua hipokrite po e mashtron Joe Bidenin, Presidentin e SHBA-ve që është pishtari i demokracisë botërore, sepse SHBA-të për të zezat që i ke bërë nuk të lënë pa ta dhënë nokdaunin.

WWW.EXPRESS.MK

Share: