Këshilli i PD, Jemin Gjana: Nuk jam as me Bashën as Berishën, kemi lëshuar terren, debatet t’i bëjmë në…

Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e sotme, ku theksoi se nuk ishte as në anën e Berishës as të Bashës por në anën e partisë Demokratike dhe pranoi se kishin lëshuar terren që prej 15 nëntorit.

Sipas tij debatet duhet të bëhen në terren dhe PD duhet të shtrinte takimet me bazën dhe me anëtarët e thjeshtë.

Më tej, ai shton në se është po rezolutës dhe vendimeve të marra në kryesinë e PD, ndërsa thotë se 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, që u krijuan një ditë më parë. nuk duhet të jenë pjesë e PD-së.

Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar për të qenë në një institucion legal të PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu dhe nga disa që ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, kam 30 vite e 3 muaj në kuvendin e parë të PD që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Në kryesi u kam thënë kolegëve që asnjëherë që nga dita e parë dhe deri më sot nuk jam as në partinë e Berishës, as Selamnit, as Shehut, as Bashës. Jam në PD. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerë tek institucionet legale të PD. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD. Nuk po përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium. Ata janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29 siç kemi bërë ne 97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, poor dua që të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dalë në 97’ me automatik. Kishim probleme me grupet e armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet ti lëshojmë njerëzit. Trupa e PD duhet të shtrihet në terren , atje duhet ta bëjmë debatin.

Këshilli Kombëtar i PD u mblodh një ditë pas mbledhjes së kryesisë dhe pas Kuvendit që zhvilloi Sali Berisha, ku ndër të tjera u mor vendimi për të shkarkuar Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme, Basha bëri me dije se pritet të shkarkohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarët kryesisë që nuk mbështetën 18 dhjetorin, por dolën hapur krah Sali Berishës të shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Për të bërë të mundur thirrjen e Këshillit, Basha ka vendosur edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllëçit, Ervin Minarollit, Ledina Mandinës dhe Ivi Kasot, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Share: