Kovaçevski: Amanetin e Zaevit do ta çojmë në vend

“Sot festojmë, por prej nesër duhet t’i përvjelim mëngët dhe të nisim për punë”, këto ishin fjalët e para të liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ka falënderuar liderin e deritanishëm, Zoran Zaev për mbështetjen dhe për energjinë e mbjellur në parti.

“Të gjithëve na ka motivuar.. Bashkë me qytetarët ka rrënuar regjimin e Gruevskit, e futi shtetin në NATO dhe e afroi me Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski për Zaevin.

Ka bërë të ditur se Zaevi u ka lënë amanet

“Ai na la amanet që të vazhdojmë rrugën drejt BE-së dhe ne nga kjo rrugë nuk do të largohemi”, tha më tej Kovaçevski.

Share: