Kovaçevski është kryetari i ri i LSDM-së

Dimitar Kovaçevski është kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, pasi fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme në këtë parti.i.

Ai fitoi mbi 37 mijë vota të anëtarëve që votuan në zgjedhjet e sotshme në LSDM.

Jova Despotovski mori 3 mijë vota kurse Frosina Remenski u votua nga 2 mijë anëtarë.

Kovaçevski është kryetari i ri i LSDM-së dhe do jetë mandatari i qeverisë në Maqedoni. Ai e zëvendëson Zoran Zaev pasi i njejti u dorëhoq nga partia pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.

Share: