Zgjedhje të gabuara, lodhje por edhe mungesa të shumta

Zgjedhje të gabuara, lodhje por edhe mungesa të shumta. Milani i Stefano Piolit, pas disfatës ndaj Liverpool-it, që e çoi në eliminimin në Champions League, u ndal në Udine. Friulianët, në krye me golin e Betos, në të shtatëmbëdhjetën, u arritën vetëm në sekondat e fundit nga i zakonshmi Zlatan Ibrahimovic.

Milani është ngjitur sërish pas liderit të tij. Në moshën 40-vjeçare, suedezit i kërkohet të tërheqë karrocën për të mbajtur kuqezinjtë në këmbë në një moment vërtet të komplikuar. Mungesat janë vërtet të shumta dhe Ibrahimovic detyrohet të mos mungoje kurre!

Problemi i dëmtimeve te ilan duhet të studiohet dhe analizohet: është e qartë se sezoni është i kushtëzuar shumë nga shumë mungesa.

Edhe Stefano Pioli mbrëmë duhej të bënte pa gjysmë skuadre. Sidomos përpara nuk ka alternativa: Ante Rebic – përveç derbit – ka kohë e gjatë që nuk e sheh fushën. Kroati do të jetë sërish i disponueshëm vetëm në vitin e ri, si Davide Calabria.

Mbrojtësi i krahut është ndalur në pushimin e fundit për ekipet kombëtare. Një ndalesë e rëndë që e privoi trajnerin nga një titullar.

Nga ana tjetër, Rafael Leao u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Salernitana-s, duke munguar ndaj Liverpool dhe Udinese.

Rreziku që 2021 të ketë mbaruar edhe për të është shumë real. Njesoj edhe per Pietro Pellegrin, i cili do të takohet sërish në 2022. Sezoni ka përfunduar, siç dihet, për Simon Kjaer.

Ai që është gati të japë sërish një dorë të rëndësishme në këtë fund të vitit 2021 është Olivier Giroud. Ndjenjat pozitive kishin ardhur tashmë nga Milanello ditët e fundit, konfirmimi i djeshëm i Piolit. Sulmuesi francez, i cili u ndal kundër Atletico Madrid më 24 nëntor, është gati të kthehet në ekip. Ai do ta bëjë këtë këtë jave.

Ndaj ndaj Napolit, pa komplikime, ai do t’i japë një dorë të rëndësishme skuadrës, e cila ka nevojë për përvojën, fizikun dhe mbi të gjitha golat e tij.

WWW.EXPRESS.MK

Share: