​Ngjarjet e datës 14 dhjetor

Mbahet diskutimi publik mbi Projektligjin për Financimin e Partive Politike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. (Kabineti i kryetarit, ora 09:00, pamje në fillim të takimit) 

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban fjalë rasti lidhur me vdekjen e senatorit amerikan Bob Dole, takim me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, dhe vendosja e luleve tek busti i senatorit Dole. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës.(Hagë, ora 09:30-16:00)

Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë tryezën me temën “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”. ( Hotel “Opera”, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton në Komisionin për Administratë Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së SHBA-së dhe MASHTI-t, në Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisionarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën e diskutimit lidhur me të gjeturat e raportit hulumtues “Drejtësia e vonuar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit për Cilësinë e Ajrit, “Era Dimën”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). (Klan Arena, ora 10:00-14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Kuvendi i Kosovës, salla N–506, ora 11:00) 

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi për furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Plus Center në Ferizaj si qendra e vetme tregtare e madhe në Kosovë pa produkte serbe feston përvjetorin e 21-të. I ftuar kryeministri Albin Kurti. (Ora 11:00)

OJQ Aktiv mban konferencën “Analiza e trendit 2021: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla e konferencave “Marec”, ora 11:00)

Ministri i Bujqësisë Faton Peci raporton në Komisionin për mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

WWW.EXPRESS.MK

Share: