Aplikacioni i ri i Adobe është për amatorët në krijimtari grafike

Adobe vendosi që të hapë disa prej mjeteve më të fuqishme të editimit të kompanisë për amatorët në krijimtari grafike.

Aplikacioni i ri quhet Creative Cloud Express dhe ofron versione bazike të editimit të imazheve dhe video ku përdoruesit mund të punojnë me shtresat, efektet IA, libraritë e teksteve të gjithë një ndërfaqe të thjeshtuar për ta bërë më të lehtë përdorimin.

Aplikacioni në pamje të parë tregon një gjë se është ndërtuar për menaxherët e medias sociale, pronarët e bizneseve të vogla dhe kushdo që ka diçka për të promovuar por nuk është ekspert në dizajn grafik.

Me tu hapur aplikacioni përdoruesit mund të zgjedhin prej disa shembujve të dizajnuara paraprakisht për qëllime të ndryshme si një histori në Instagram, postim në Facebook, thumbnail YouTube, menu restoranti, kopertinë libri etj.

Aplikacioni mund të përdoret falas por aksesi në imazhet stok të Adobe kushtojnë 9.99 dollarë në muaj. Është i disponueshëm nga dita e sotme në iOS, Android dhe Web. /PCWorld Albanian

WWW.EXPRESS.MK

Share: