Bayern interesohet për Dembele

Bayern Munich janë duke konsideruar seriozisht opsionin për transferimin e Ousmane Dembele.

Dembele rrezikon të mbetet lojtar i lirë në verën e ardhshme, nëse lojtari nuk rinovon kontratën e tij me Barcelonën.

Francezi po shihet si alternativë e mirë për Kingsley Coman, nga Bayern Munich.

Bild raporton se Coman po ashtu mund të mos nënshkruajë kontratë të re dhe Dembele është i preferuari i bavarezëve për të mbuluar hapësirat.

Dembele deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me Barcën dhe thuhet se oferta e katalanëve nuk e ka kënaqur lojtarin. 

WWW.EXPRESS.MK

Share: