Berisha u shpalli luftë SHBA-ve!

Ish kryeministri Berisha me pompozitet e kishte shpallur Revolucionin e 11 dhjetorit.

Pikërisht ditën e proklamuar i mblodhi simpatizuesit, përkrahësit, të revoltuarit, revolucionarët, të pakënaqurit, antiamerikënët, të zhgënjyerit dhe ata që ëndërrojnë poste.

Revolucioni i 11 dhjetorit mori krah dhe Basha u shkarkua – sipas kuvendit të Berishës, dhe fitorja u festua.

Sapo u kryen të gjitha formalitetet zoti Berisha i entuziazmuar nga përkrahja e gjerë e militantëve të tij ua shpalli luftën SHBA.

 Shqyrtojeni kërkesën Non – grata që padrejtësisht ma keni var në qafë, u tha ai SHBA – ve.

Pasi lufta u shpall zotit Berisha si mbetet tjetër, përpos të kërkoi aleanca kundër SHBA.

Në planin e brenshëm për t´i përfituar enveristët dhe militantët e pavendosur, ndoshta ka menduar që Hoxhës t´ia ngul statujën aty ku e kishte pasur në Tiranë.

Për t´i përfituar kosovarët, iu kishte kërcënuar Vuçiqit, në ta mbajtë nisu për Tiranë.

Në planin ndërkombëtar për të hyrë në luftë me SHBA do t´i duhen aleanca më të gjëra: me Serbinë, Rusinë, Kinën, Venezuelën, Kubën, Kernë Veriore, Iranin etj. Supozohet se nuk do ta ketë vështirë, nëse e zbaton taktikën e Enver Hoxhës.

Nuk duhet harruar se zoti Berisha përkrahje do të ketë edhe nga ish presidenti Trump dhe zoti Grenell të cilët e akuzon udhëheqjen amerikane në krye me presidentin Biden se ua kishte vjedhur zgjedhjet.

Siç po shihet zoti Berisha nuk është i vetëm, përkrahje po ashtu mund të ketë edhe nga AFD gjermane, nga zonja Lë Pen e Francës, nga populisti Wilders i Holandës dhe skena e gjërë ekstremiste e populiste e skenës së djathtë dhe majtë Evropiane, sepse që të gjithë janë të rreshtuar kundër SHBA.

Zoti Berisha po ashtu mund të llogaris edhe në përkrahjen e Ramës sepse aleancat ndërkombëtare i kanë të përbashkëta, por që të dyve mund të iu bashkohet edhe zoti Meta, sepse edhe ky me mallëngjim i kujton koalicionet në të kaluarën me Berishën dhe Ramën.

Kur është në pyetje biznesi dhe interesi personal, por dhe lufta kundër SHBA duhet të gjitha përpirë:  rroftë bashkëpunimi me Serbinë, Rusinë dhe Kinën. Njësoj vepronte edhe mentori i juaj Hoxha.

WWW.EXPRESS.MK

Share: