Çair, nis asfaltimi i rrugës Seravë (FOTO)

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se ekipet e punës kanë filluar sot me asfaltimin e rrugës Seravë bashkë me krahët e saj. Asfaltimi i kësaj rruge vije pas modernizimit të tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore.

Me asfaltimin e rrugëve, por edhe me rregullimin e infrastrukturës nëntokësore do të vazhdojmë edhe në lagje të tjera të Komunës së Çairit, sepse mirëqenia e qytetarëve gjithmonë është prioriteti ynë- thotë Ganiu.

Share: