Champions me rregullat e reja/ Hidhet shorti, sot drithërimat

Sot, ora 11:50, në Nyon do të hidhet shorti për 1/16 e Champions League.

Shorti përfshin 16 skuadra. Vendet e para në grup janë Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Vendet e dyta të cilat janë Atletico Madrid, Benfica,Chelsea, Inter, PSG, Salzburg, Sporting dhe Villareal.

Do të ketë dy vazo ku njëra do të mbajë goglat me ekipet e vendeve të para dhe vazoja tjetër me golgat e ekipeve të vendeve të dyta në grup.

Sipas rregullave të përcaktuar skuadrat nga i njëjti grup ose nga e njëjta federatë kombëtare, pra shtet nuk mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën.

Fituesit e grupeve, pra vendet e para do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi dhe të dytën si mike. Rregulli i golave si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që në përballjen e dyfishtë mbeten të barabarta për numrin e golave të shënuar në shtëpi dhe si mysafir, do të shkojnë në kohë shtesë. Nëse rezultati është ende i barabartë pas 30 minutave shtesë, ndeshja do të shkojë në penallti.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 8/9/15/16 mars.

Tri skuadrat angleze janë City, United dhe Liverpool janë në renditur të parat në grupe, vetëm Chelsea i dyti. Juventus është më me fat si i vetmi ekip italian i renditur i pari, duke shmangur përballjet me ekipet e tjera të mëdha si Bajern dhe Reali i Madridit. Bardhezinjtë shmangin kështu sipas rregullit katër ekipet angleze.

Interit i duhet të “peshkojë” një nga këto 6 ekipet: tre ekipet angleze, Realin e Madridit, Ajax, Bajern ose Lille. Zikaltërve iu duhet një mrekulli për të shmangur rivalët e fortë të paktën në këtë turn.

Chelsea i duhet të përballet me këto ekipe Lille, Real Madrid, Ajax dhe Bayern.

WWW.EXPRESS.MK

Share: