Do të rikthehet në “Bernabeu” si rival, reagon Ramos

Goglat e shortit të Champions pas përsëritjes vendosën përballë në fazën e 1/16, PSG dhe Real Madridin.

Një ndeshje e cila më shumë nga të gjithë rëndon për Sergio Ramos, një legjende e ekipit “galaktik” i cili tanimë do të kthehet në Madrid si kundërshtar.

Pas shortit, qendërmbrojtësi ka reaguar duke thënë se dashuria e tij për ekipin e bardhë dihet dhe nuk do të kurrë të përballej me të.

“Fati është kapriçioz. Do të kisha dashur që një ekip tjetër të luante me ne. E dini sa shumë e dua Madridin, tifozët dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Është koha të përballemi me të tashmen: Unë jam lojtar i PSG-së dhe unë ‘Do të mbroj ekipin tim. Do të bëj ç’është e mundur për të kaluar ndeshjen. Madridi po kalon një kohë të mirë, por kanë mbetur edhe muaj për atë lojë. Është radha ime të mbroj interesat e mia, që është PSG,” ka thënë Ramos.

WWW.EXPRESS.MK

Share: