Drejtori i Madridit për shortin: E vështirë për ta kuptuar

Real Madridi ishte një nga skuadrat e pafat që vuajti si rezultat i dështimit të përpjekjes së parë të UEFA-s në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, me Emilio Butragueno që e etiketoi procesin si fatkeq dhe të vështirë për t’u kuptuar.

Brenda rolit të tij si Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale në Real Madrid, Butragueno pa që skuadra e tij fillimisht të shortohej me Benficën në përpjekjen e parë në short, vetëm që Paris Saint-Germain të dilte si kundërshtari i tyre real, në përpjekjen e dytë.

“Ishte për të ardhur keq, befasuese, për të ardhur keq dhe shumë e vështirë për t’u kuptuar,” tha Butragueno.

“Duke marrë parasysh miliona tifozë që prisnin shortin, si dhe të gjithë botën e sportit. Ne do të përballemi me gjithë entuziazmin, të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo garë për klubin dhe për tifozët tanë, shpresojmë të jemi në shortin e çerekfinaleve”, tha Butragueno.

WWW.EXPRESS.MK

Share: