Grubi në Click plus: Zaev akoma është kryeministër, në LSDM tashmë ka një lider të ri

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin Click plus tha se Zoran Zaev ende nuk është larguar nga Qeveria dhe është akoma Kryeministër i vendit.

“Do të duhet të rrumbulaksohet i gjithë ky proces dhe vlerësoj që nga mesi i Janarit ndoshta edhe më vonë varësisht se si do arrijmë edhe marrëveshjen me Bullgarinë por gjithësesi se jo këtë vit, sipas negociatave apo bisedimeve të cilat i kemi deri më tani, ne kemi qenë të informuar në çdo hap të tij dhe të partisë së tij, ne për në krye të LSDM-së nuk kemi ndërhyrë asnjëherë sepse nuk është korekte, është parti në vete dhe ata vendosin për organet e tyre partiake kurse kemi folur gjithmonë për udhëheqjen e Qeverisë. Tash kemi një kryetar të ri të LSDM-së që është Kovaçevski dhe kemi kryeministrin që është Zaev”, deklaroi më tej Grubi.

Share: