Grubi: Pa ndihmën e SHBA-ve ne nuk do të ishim në NATO

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në ClickPlus ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut sot nuk do të ishte anëtare e NATO-s.

“Pa SHBA-të ne nuk do të ishim anëtar të NATO-s. Përkrahje të jashtëzakonshme kemi pasur nga autoritetet e Washingtonit, nga administrata të ndryshme konzervative, demokratike në mënyrë që ta zgjidhim çështjen e emrit dhe të anëtarësohemi në NATO. Pozicioni jonë është që Washingtoni zyrtar do të duhet apo ne do të kishim dëshirë që Washingtoni zyrtar të merr pjesë në ndihmesën e drejtpërdrejtë në dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për tejkalimin e kontestit bilateral që e kemi ne me njëri tjetrin dhe këtë ia kemi thënë autoriteteve amerikane, letrën që ua thash z.Ahmeti e ka dërguar edhe tek SHBA dhe jo vetëm tek shtetet e vendeve të BE-së me të njëjtën përbërje”, ka thënë Grubi.

Share: