I bie reklama në kokë, lëndohet 22-vjeçari në Drenas

Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas.

Media mëson se i lënduari derisa ishte duke ecur në qytet një reklamë i ka rënë në kokë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka  iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman  mjekësor”, tha Ahmeti. 

WWW.EXPRESS.MK

Share: