Llogaria në Twitter e kryeministrit të Indisë hakohet, publikohen cicërima për Bitcoin

Llogaria në Twitter e Kryeministrit të Indisë Narenda Modi është hakuar me një mesazh ku thotë se India do të përdorë bitcoin si njëmonedhë zyrtare dhe ta shpërndajë atë tek të gjithë qytetarët.

Cicërima u fshi menjëherë dhe zyra e tij tha se llogaria në Twitter e Modi është hakuar për një moment të shkurtër.

Ai është një përdorues i rregullt i Twitter me 70 milionë ndjekës, më shumë se asnjë lider tjetër botëror.

Cicërima tashmë e fshirë thoshte se qeveria Indiane ka blerë 500 bitcoin dhe do ti shpërndante tek të gjithë qytetarët e vendit.

Vitin e kaluar llogaria e tij u hakua ku në një tjetër cicërimë ju thuhej ndjekësve se qeveria po dhuronte një fond ndihme për pandeminë e Covid-19.

Hakimi i fundit vjen ndërsa India ka bllokuar çdo aktivitet në kriptomonedha me ligj i cili do të miratohet këtë muaj nga parlamenti.

Muajin e kaluar vetë Modi kishte thënë se kriptomonedhat mund të dëmtojnë të rininë. /PCWorld Albanian

WWW.EXPRESS.MK

Share: