Marrëveshja roaming e vendeve të BE-së mbetet në fuqi deri në 2032

Një prej marrëveshjeve më të goditura të Bashkimit Evropian, ajo e heqjes së tarifave roaming mes vendeve anëtare do të zgjatet.

Parlamenti Evropian thotë se ka arritur një marrëveshje të re për të mbajtur në fuqi heqjen e tarifave roaming deri në 2032.

Rregullorja “Roam Like Home” është në fuqi që prej 2017-ës. Qytetarët në një prej vendeve të Bashkimit Evropian mund të udhëtojnë në një tjetër vend pjesë e unionit dhe të përdorin shërbime celulare si telefonata, SMS dhe internet pa asnjë kosto shtesë dhe po të njëjtën cilësi si në vendin e tyre.

Marrëveshja e re do të thotë se Roam Like Home do të jetojë edhe për të paktën një dekadë tjetër. /PCWorld Albanian

WWW.EXPRESS.MK

Share: