Njofton Angellov: Fshatrat e vogla malore janë në fund të listët për pastrimin e borës nga rrugët

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza në konferencën e sotme për shtyp theksoi se sigurimi i qasjes në fshatrat e vogla malore është në fund të listës për pastrimin e rrugëve. AI theksoi se ka persona të cilët nuk mund të kthehen në shtëpi për shkak qëndrimit të tyre në shtëpizat malore.

“Sot parashikimi i motit është preciz. Qytetarët duhet ta ndjekin para se të udhëtojnë, posaçërisht nëse shkojnë në vendet më të larta. Nëse në ndonjë fshat dimri rruga nuk është pastruar atëherë kjo ëstë kështu për shkak se nuk i ka ardhur radha”, tha Angellov.

Ai shtoi se së pari pastrohen autostradat, ndërsa fshatrat e vogla ku ka pak banorë mbesin në fund.

“Vet njerëzit e dinë këtë, kjo është traditë dhe ato përgatiten për dimrin. Problem janë turistët, ata skojnë atje duke menduar se nuk do të ketë reshje bore”, shtoi Angellov.

Share: