OnePlus tërheq Android 12 për OnePlus 9 dhe 9 Pro pas problemeve të shumta

OnePlus publikoi javën e kaluar versionin e parë të Android 12 bazuar në OxygenOS 12 për OnePlus 9 dhe 9 Pro por kompania njoftoi pak orë më vonë se do ta tërhiqte për shkak të problemeve të shumta.

Në një deklaratë zyrtare kompania pranoi problemet ndërsa debutimi është shtyrë dhe vonuar përtej çdo afati të vendosur më parë nga kompania.

Ekrani 120Hz kishte probleme me frekuencën ndërsa shumë menu nëpër sistemin operativ nuk funksionin.

Por nuk është vetëm OnePlus që ka hasur probleme me Android 12. Samsung OneUI 4 për Galaxy Z Flip 3 dhe Z Fold 3 kishte probleme të shumta gjithashtu.

Edhe vetë smartfonët e Google nuk kanë qenë të pastra me probleme në konektivitet. Mbetet për tu parë se si do të ndryshojë axhenda e OnePlus me OxygenOS 12. /PCWorld Albanian

WWW.EXPRESS.MK

Share: