Rexhepi: Alternativa duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse …

Deputeti i “Alternativës”, Skender Rexhepi-Zejd”, thotë se partia të cilës i përket ai, duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse vendi nuk merr datën për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për gazetën “Lajm”, ai tha se të vogla janë gjasat që vendi të merr datë gjatë muajit dhjetor.

“Është një tentativë që vendi të bëhet pjesë e BE-së, por nëse mund të vijë deri te mundësia e dështimit, mendoj se do të duhet të diskutohet edhe në kuadër të partisë kjo çështje sepse një prej pikave për të cilat ne u zotuam ishte edhe integrimi në BE, prandaj mendoj se edhe kjo do të duhet të diskutohet që ta shohim saktësisht, ku duhet të rrugëtojmë dhe si duhet të rrugëtojmë politikisht, ne si subjekt politik”, tha Rexhepi.

Ai gjithashtu theksoi se vetë do të jetë ai që do ta ngris zërin që Alternativa ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri, nëse nuk merret datë për nisjen e negociatave me BE-në.

Share: