Rudiger refuzon ofertën e parë të Chelsea

Real Madrid është duke ndjekur me shumë kujdes situatën e Antonio Rudiger.

Qendërmbrojtësi gjerman ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme me Chelsea dhe kjo ka bërë që dëshirat e tij të jenë më të larta për kontratën e re.

Rudiger kërkon të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar aktualisht dhe kësisoj ka refuzuar ofertën e parë të Chelsea, e cila i ofron atij 140 mijë funte në javë.

Thuhet se mbrojtësi gjerman me përfaqësuesit e tij kanë kërkuar një shumë që i afrohet 200 mijë funteve në javë.

Gjithë këtë situatë po e ndjek me vëmendje skuadra e Real Madrid e cila synon të futet në mes për të marrë shërbimet e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do të arrijnë të bindin lojtarin për të vënë firmën në kontratën e re.

WWW.EXPRESS.MK

Share: