323 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 323 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme nuk është raportuar për ndonjë viktimë, si pasojë e këtij virusi, ndërkaq nga 2 mijë e 496 testime të bëra, janë regjistruar tetë raste të reja.

Janë shëruar gjashtë pacientë duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 157 mijë e 898.

Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

WWW.EXPRESS.MK

Share: