Aksion policor në Shkup, sekuestrohen mbi 100 kilogramë marijuanë

Sonte MPB-ja në afërsi të Shkupit ka konfiskuar 100 kilogramë marijuanë në një aksion të madh policor.

Përveç drogës së sekuestruar, në aksion ka edhe persona të arrestuar.

Ministria e Brendshme konfirmon se një aksion i tillë është duke u zhvilluar, ndërsa detajet do të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.

Kjo është sekuestrimi i dytë i madh i marijuanës në një hark kohor prej dy ditësh, pasi Ministria e Brendshme ka sekuestruar dje rreth 100 kilogramë marijuanë.

 

 

Share: