Arrestohet një 39 vjeçar nga Shkupi, akuzohet për më shumë vepra penale

Mbrëmë diku rreth orës 21:40 minuta në një objekt hotelierik në rrugën “Prashka” në Shkup, policia ka privuar nga liria 39 vjeçarin K.D. nga Shkupi.

Ai kërkohej me katër fletarrestime të lëshuara nga Gjykata Themelore Shkupi-1, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vrasje”, “lëndime të rënda trupore” dhe dy vepra tjera penale “pjesëmarrje në përleshje”.

Personit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit për të gjitha veprat për të cilat ngarkohet.

Share: