Festivali grandioz FOLK FEST dhe planet për vitin 2022

Sikur se edhe vitet e kaluara, edhe vitin që po presim, po përgatitemi për një festival grandioz ashtu siq i ka hije FOLK FEST-it.

Sot kreu i festivalit FOLK FEST Vebi Amza, se bashku me anëtarët e keshillit organizativ Metush Axhami, Alena Amza dhe Blerina Halimi, ishin në vizitë tek kryetari i Komunës Çair, z. Visar Ganiu i cili me zemërgjërësinë e tij dhe dëshiren e madhe për bashkëpunim, na dha këshilla e fjalë shtytëse nga më të mirat, ashtu si edhe vitet e kaluara, na e hapin rrugën ku do të mund të hapërojmë drejt sukseseve si dhe caktuam datën e mbajtjes së festivalit.

Nga data 23-27.-07.2022, Shkupin do ta kaplojë një atmosferë festive ku do të mund të ndiçni prezentime nga kultura të ndryshme  botës si: Meksika, India, Azerbejgjani, Turqia, Bullgaria, Romania, Ukraina, Hungaria, Shqiperia, Kosova si dhe grupe vallëzuese nga vendi.

Falenderojmë nga zemra Visarin tonë, i cili gjithmonë është i hapur për bashkëpunim si dhe për mbështetje ndaj nesh.

Shpresojmë që edhe këtë vit, të korrim suksese e të mburremi me arritjet e festivalit tonë.

Share: