Francë, Omicron sjell valën e 6-të: Por masat nuk shtrëngohen

Franca nuk planifikon vendosjen e masave të reja kundër pandemisë pavarësisht rrezikut nga varianti i ri, Omicron.

Zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Attal shpjegoi se aktualisht janë rreth 130 raste të konfirmuara me variantin, Omicron, dhe se qeveria franceze vazhdimisht është duke e monitoruar situatën.

Në anën tjetër, vendi pritet të goditet nga vala e gjashtë e koronavirusit muajin e ardhshëm pas shfaqjes së variantit të ri, pohuan ekspertët shëndetësorë spitalorë në Francë, shkruan Reuters.

“Nuk thamë asnjë fjalë lidhur me valën e gjashtë, e që është Omicron, që do të ndodhë më vonë, në janar”, tha Martin Hirsch, udhëheqës i grupit spitalor parisien, AP-HP, sistemi më i madh spitalor në Europë.

Franca sakaq është duke u përballur me valën e pestë të pandemisë, të shkaktuar nga varianti Delta sipas mjekëve.Varianti i ri i koronavirusit, Omicron – i raportuar fillimisht në Afrikën e Jugut –ka nxitur një alarm global duke detyruar mbyllje të kufijve e duke sjellë kufizime të tjera.

Por edhe pse  paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit  paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën, OBSH sërisht thotë se ai ka përgjithësisht simptoma më të lehta.

Share: