Gazetari Parim Olluri, na i marrsh të ligat, po lajm sensacional na e paske përgatitur!

Naiviteti i gazetarëve të Kosovës është aq i madh sa të bën të vjellësh. Temat që i zgjedhin për publik janë aq fëmijërore sa të bëjnë ose të qeshesh ose të qashë për shtjellimet e tyre, të cilat janë aq të bastarduara nga një urrejtje satanike për dikë që nuk e duan.

100 herë e kam shkruar që jam apartiak, nuk jam lakmitar i shkrimit me pagesë, nuk e lejoj vetën që të lakohem në kronikat e zeza. Ne në Kosovë kemi aq shumë për të folur për të sotmen dhe të ardhmen e saj sa që rodi i yt është totalisht i pa aftë të ballafaqohet me to .

“Kabineti i Kurtit paska pirë shampanjë dhe paskan hëngër biftek të 17 eurove.!” – paske thënë ti o Parim Olluri. Ne në Gjakovë i kemi do fjalë të urta që i përdorim kur dikush flet pakripë: Na i marrsh të ligat ! Ka edhe shumë të tjera.

E dini mor “gazetar” që shkrimet i juaja janë të përcjelluar anë e kënd Evropës dhe më larg? e dini se sa qesharak janë debatet e juaja , sa mua më kishte ardhur turp që emri im të figuron pas një postimi të ngjashëm me këtë që e citova më lartë.

Kur thua në një darkë dmth rast i vetëm, nuk e ceke herëve tjera se sa shtrenjtë hanë Kryeministri.
Shikoni edhe demokracia e shkrimit i ka kufijtë e saj, duhet respektuar etika e vetvetes si gazetar, etika e kombit dhe e shtetit. Shkruaj nëse gjen ndonjë lajm më sensacional, e jo për biftekun e 17 eurove.
Por ti nuk guxon të shkruash atë që duhet !

Shko edhe ti e haje një biftek të 20 eurove dhe shampanjë sado të shtrenjtë që të jetë, ma faturon mua, të lutem.
Mos bre se u bëmë gazi i botës ! Serbia po tallet me ne!

WWW.EXPRESS.MK

Share: